Kosova

Shofer në Gjakovë kapet duke vozitur 154 km/h në zonë me kufizim 60 km/h, gjobitet dhe i ndalohet patenta për 3 muaj

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka gjobitur një shofer me 300 euro, pasi ky i fundit ishte kapur duke vozitur me shpejtësi 154 km/h në një zonë ku kufizimi është 60 km/h.

Patrulla e policisë, duke përdorur pajisjen me laser për matjen e shpejtësisë, ka ndaluar automjetin dhe, sipas ligjit për rregullat e trafikut, ndaj shoferit është shqiptuar edhe masa mbrojtëse – ndalimi i patentë-shoferit për një periudhë prej tre muajsh.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar se ngasja e kujdesshme është detyrim ligjor dhe moral për sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button