Kosova

Shpërndahen fletushka me përmbajtje nacionaliste në Mitrovicën e Veriut

Mëngjesin e sotëm, para disa banesave në Mitrovicën e Veriut janë shpërndarë fletushka me përmbajtje nacionaliste, të shkruara në gjuhën serbe.

Në njërën prej tyre thuhet: “Flamuri ynë i Serbisë nuk është vetëm një copë pëlhure – është simbol i lirisë, unitetit dhe krenarisë”. Mesazhi vazhdon me thirrje drejtuar qytetarëve serbë që të vendosin flamuj në shtëpi, ballkone e dritare si shenjë e përkatësisë kombëtare:

“POPULL, ERDHI KOHA! Serbia nuk është lodër e askujt. Mjaft me heshtjen e kokat ulur. Kur populli ynë dëbohet, kur na shkelen të drejtat e dinjiteti, është detyrë e secilit prej nesh të tregojë besimin e tij. Le ta dinë se jemi këtu, se nuk do të zhdukemi. Serbia në zemër, flamuri në erë!”

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar shpërndarjen e këtyre materialeve, duke shtuar se deri më tani nuk janë gjetur elemente që të justifikojnë hapjen e një rasti zyrtar lidhur me këtë çështje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button