Lajme

Shkodër/ Mbyllet numërimi në 267 kuti: PD kryeson me 5 mandate, Bardh Spahia i vetmi nga lista e hapur

Qarku i Shkodrës po i afrohet përmbylljes së procesit të numërimit të votave për kandidatët e listës së hapur. Deri më tani janë numëruar 267 nga 405 kuti votimi, dhe ndarja e mandateve ka marrë formë të qartë: Partia Demokratike rezulton fituese me 5 mandate, pasuar nga Partia Socialiste me 4 mandate dhe Partia Socialdemokrate me 2 mandate.

Ajo që bie në sy në këtë proces është fakti se vetëm një kandidat ka arritur të fitojë mandat përmes listës së hapur: Bardh Spahia nga Partia Demokratike, ish-kryetar i Bashkisë Shkodër, i cili ka marrë 6,216 vota. Kandidatët e tjerë fitues të mandateve në të tria partitë kanë dalë nga listat e mbyllura.

Përbërja e re e deputetëve nga Qarku Shkodër është si më poshtë:

Partia Demokratike (5 mandate):

Luçiano Boçi (listë e mbyllur)

Kliti Hoti (listë e mbyllur)

Greta Bardeli (listë e mbyllur)

Ramadan Likaj (listë e mbyllur)

Bardh Spahia (listë e hapur, 6,216 vota)

Partia Socialiste (4 mandate):

Marjana Koçeku (listë e mbyllur)

Onid Bejleri (listë e mbyllur)

Xhenis Çela (listë e mbyllur)

Bujar Rexha (listë e mbyllur)

Partia Socialdemokrate (2 mandate):

Tom Doshi (listë e mbyllur)

Sabina Jorgo (listë e mbyllur)

Procesi i numërimit në Shkodër pritet të përfundojë në orët në vijim, ndërsa vëmendja është e përqendruar tek rezultatet përfundimtare dhe mundësia për ndonjë ndryshim të minutës së fundit në renditje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button