Sport

Shkëndija kërkon përmbysjen ndaj Qarabag në Ligën e Kampionëve

Skuadra shqiptare Shkëndija do të përpiqet sonte në Azerbajxhan të bëjë një përmbysje të madhe në Ligën e Kampionëve, pasi humbi ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues nga Qarabag me rezultat 0:1 në Shkup.

Tetovarët, që janë ekipi i vetëm shqiptar i mbetur në garën më prestigjioze evropiane të futbollit, kanë udhëtuar drejt Bakuut me shpresën për të kaluar më tej, edhe pse janë të vetëdijshëm për sfidën e vështirë që i pret.

Në rast suksesi, Shkëndija do të përballet në rundin “play-off” me fituesin e çiftit Ludogorets – Ferencvaros.

Ndeshja Qarabag – Shkëndija do të zhvillohet sonte në orën 18:00 në stadiumin e Bakuut.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button