Bota

Shkelje të hapësirës ajrore polake nga dronë rusë, Tusk paralajmëron rrezik më të madh ushtarak

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka informuar Parlamentin e Polonisë për një seri shkeljesh të hapësirës ajrore nga dronë rusë dhe bjellorusë, duke theksuar se situata e sigurisë është më e rrezikshme se kurrë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tusk tha se ushtria polake vendosi të përshkallëzojë përgjigjen ndaj sulmeve në Ukrainë menjëherë pas orës 22:00 sipas orës lokale. Shkelja e parë e hapësirës ajrore polake ndodhi rreth orës 23:30 të së martës, ndërsa e fundit u raportua në orën 6:30 të mëngjesit të sotëm.

Sipas raportimeve paraprake, janë regjistruar 19 shkelje të hapësirës ajrore, me një numër të konsiderueshëm dronësh që kanë kaluar nga Bjellorusia. Tre dronë janë konfirmuar të rrëzuar, ndërsa besohet se edhe një i katërt ka pësuar të njëjtin fat. Autoritetet po verifikojnë dhe finalizojnë këto shifra.

Tusk paralajmëron se shkeljet e natës së kaluar janë vetëm një pjesë e situatës më të gjerë të sigurisë, duke njoftuar se Rusia dhe Bjellorusia do të zhvillojnë stërvitje ushtarake agresive më vonë gjatë kësaj jave.

“Kjo të jep një ide për shkallën e këtij operacioni,” tha Tusk, duke shtuar se mundësia e një konflikti të madh ushtarak është më afër se çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button