KryesoreLajme

Shembje masivi në fabrikën e kromit në Klos, humbet kontakti me punëtorin që drejtonte fadromën

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Klos. Sipas informacioneve, një masiv minerali që grumbullohej nga përpunimi i kromit është shembur.

Si pasojë sasia e madhe e mineralit, ka çarë dhe një rezervuar uji që ka marrë para një fadromë që drejtohej nga një i ri. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe dhjetra banorë të cilët po kërkojnë për drejtuesin e mjetit të rëndë. Bëhet me dije se fabrika që përpunohej minerali i kromit ishte marrë me qera pak muaj më parë nga dy shtetas kinez.

Njoftimi i Policisë:

Klos / Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, shtetasi A.B., teksa po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është shembur një masiv dheu dhe, për pasojë, ka zënë poshtë punëtorin bashkë me mjetin e punës.

Shërbimet e Policisë dhe ato të ekipit të urgjencës po punojnë për gjetjen e shtetasit A.B.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button