
Shehaj theksoi se mbi 1 mijë vëzhgues do të monitorojnë dhe filmojnë procesin e numërimit në çdo qendër, prandaj nuk ka shans që vota e Partisë Mundësia të tjetërsohet. Nga Durrësi, Agron Shehaj, deklaroi se votat e Partisë Mundësia janë të mbrojtura nga çdo tentativë manipulimi.
Shehaj theksoi se mbi 1 mijë vëzhgues do të monitorojnë dhe filmojnë procesin e numërimit në çdo qendër, prandaj nuk ka shans që vota e Partisë Mundësia të tjetërsohet.
Sipas Shehajt, përpjekjet për të hedhur dyshime mbi rezultatin janë gënjeshtra të fundit para ndryshimit që po vjen në Shqipëri. “Sot kanë një teori tjetër dhe do ta përdorin deri ditën e fundit: “Le t’i marrë Partia Mundësia ato 10% të votave, sepse ne do ua marrim ditën e numërimit”.
Ju e dini shumë mirë se këto janë gënjeshtra, sepse në procesin e numërimit nuk ka asnjë shans që votat e Partisë Mundësia të vidhen. Ne kemi mbi 1 mijë mbështetës të Partisë Mundësia, e kemi listën gati, që do monitorojnë gjithë procesin e numërimit. I gjithë procesi i numërimit do filmohet dhe nuk ka shans që vota e Partisë Mundësia të vidhet. Kjo është gënjeshtra e fundit para se të përballen me ndryshimin”, tha Shehaj.