SHBA pezullon miratimet e vizave për pothuajse të gjithë mbajtësit e pasaportës palestineze

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar miratimet e vizave për pothuajse të gjithë ata që mbajnë pasaportë palestineze, duke kufizuar mundësinë e udhëtimit për trajtim mjekësor, studime dhe punë, raporton New York Times.
Kufizimet shkojnë përtej asaj që kishte njoftuar më parë administrata e ish-presidentit Donald Trump për vizitorët nga Gaza. Dy javë më parë, Departamenti i Shtetit njoftoi pezullimin e vizave për të gjithë individët nga Gaza gjatë një shqyrtimi “të plotë dhe tërësor”, një vendim që është kritikuar nga grupet pro-palestineze.
Më 30 gusht, SHBA-të filluan gjithashtu të mohonin dhe të revokonin vizat për anëtarët e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Autoritetit Palestinez (PA) para takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator, konfirmoi Departamenti i Shtetit. Megjithatë, për të respektuar marrëveshjen si vend pritës i OKB-së në Nju Jork, SHBA-të lejuan që misioni palestinez të marrë pjesë në asamble.
Në një deklaratë, Departamenti i Shtetit theksoi se “është në interesin tonë të sigurisë kombëtare t’i mbajmë përgjegjëse PLO-në dhe AP-në për mosrespektimin e angazhimeve të tyre dhe për minimin e perspektivave për paqe”.
Ekspertët vlerësojnë se kjo masë e afron më tej administratën Trump me qeverinë e krahut të djathtë të Izraelit, e cila kundërshton një shtet palestinez.