Lajme

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri – Epiqendra pranë Kamzës

Shqipëria është goditur sërish nga lëkundje tërmeti gjatë ditës së sotme, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët, veçanërisht në zonën e Tiranës.

Sipas të dhënave të publikuara, janë regjistruar dy tërmete me magnitudë 4 dhe 4.1 të shkallës Rihter, ndërsa lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda. Epiqendra e tyre është lokalizuar pranë Kamzës, në periferi të kryeqytetit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar në njerëz. Ndërkohë, autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa qytetarët këshillohen të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit Shqipëria ka përjetuar disa lëkundje sizmike, të cilat për fat të mirë nuk kanë sjellë pasoja të rënda.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button