Kosova

Serbia nis kërkimet në një lokacion të ri për personat e zhdukur

Komisioni qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi ka njoftuar se nesër do të fillojnë kërkimet në deponinë “Golo Brdo”, që ndodhet mes Novi Pazarit dhe Tutinit, nën dyshimet se aty mund të gjenden mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kërkimet do të realizohen me urdhër të Prokurorisë së Serbisë dhe përfaqësojnë një hap të ri në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Sipas “Beta”-s, lokacioni i “Golo Brdos” është propozuar nga delegacioni i Kosovës, ndërsa pala serbe ka marrë përsipër që ta përfshijë atë në planin e punës gjatë takimit të fundit të Grupit Punues për Personat e Zhdukur.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button