Sekuestrim Parash në Kufirin e Morinës, Dy Persona të Proceduar për Mosdeklarim

Në kuadër të punës policore për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti tip “BMW” në hyrje të Shqipërisë, kanë konstatua një shkelje të ligjit për mosdeklarim të shumave monetare.
Automjeti udhëhiqej nga shtetasi B.K., 43 vjeç, banues në Mitrovicë, dhe pasagjer M.K., 31 vjeç, banues në Suedi. Gjatë kontrollit fizik, atyre iu gjetën 13,000 Euro tek shtetasi B.K. dhe 7,200 Euro tek shtetasi M.K., të cilat nuk ishin deklaruar në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK), në kundërshtim me ligjin në fuqi.
Pas veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit, ku u iniciua procedimi në gjendje të lirë për të dy shtetasit, ndërsa shuma e parave u sekuestrua.
Rasti është në proces hetimi dhe po zhvillohen veprime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.