Lajme

Seanca për motrat Antonela dhe Mariela Berisha shtyhet për në 20 maj

Seanca gjyqësore për motrat Antonela dhe Mariela Berisha është shtyrë për më 20 maj, pas kërkesës së avokatit të ri të tyre, Luan Hasneziri, i cili kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me aktet e çështjes. Motrat Berisha, të akuzuara për “plagosje të rëndë me dashje” ndaj 26-vjeçares Klea Prenga gjatë verës së vitit të kaluar, janë përballur me kërkesën e prokurorisë për dënim me burg.

Prokurori Ndini Tavani kërkoi dënim me 3 vite burg për Marielën, ndërsa për Antonelën kërkoi dënim me 3 vite shërbim prove. Dy motrat, të cilat janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, u vetëdorëzuan në polici

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button