Lajme

Sali Berisha uron Pashkën nga Dibra: Shpresa dhe përjetësia e jetës janë vlerat e Pashkës

Gjatë një takimi të zhvilluar në Dibër, ku prezantoi kandidatët e PD-ASHM, lideri demokrat Sali Berisha ka uruar festën e Pashkës, duke e cilësuar këtë festë si simbol të shpresës, përjetësisë së jetës dhe vlerave njerëzore.

Në një fjalim emocionues përpara një audience entuziaste, Berisha theksoi se prezenca e qytetarëve të Dibrës është një mesazh triumfi dhe fitoreje që u përcillet shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë. Ai falenderoi të pranishmit, duke e quajtur pritjen e tyre një shenjë mirënjohjeje dhe respekti.

“Ky entuziazëm dhe ky optimizëm janë dëshmi e pranverës së demokracisë dibrane dhe e fitores së 11 majit,” u shpreh Berisha. Ai po ashtu uroi festën e Pashkës për besimtarët katolikë dhe ortodoksë, duke theksuar se ngjallja e Krishtit është simbol i shpresës dhe përjetësisë së jetës, vlerave dhe njeriut.

Berisha përshëndeti gjithashtu udhëheqësit politikë të Dibrës dhe kandidatët për deputetë të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, duke i konsideruar ata si krenari kombëtare për këtë krahinë dhe për të gjithë Shqipërinë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button