Lajme

Sali Berisha uron besimtarët për Pashkë: “Le ta kremtojmë Pashkën tjetër pa antikrishtin në trojet tona”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, duke e cilësuar këtë ditë si simbol të ringjalljes, përjetësisë dhe shpresës së pashuar.

“Sot festojmë ditën e ringjalljes së Krishtit Mbret. Kjo ditë shënon ringjalljen, përjetësinë dhe shpresën e pashuar”, u shpreh Berisha gjatë fjalimit të tij.

Ai theksoi se Pashkët janë një moment i veçantë për të ripërtërirë besimin dhe për të forcuar shpresën për një të ardhme më të mirë për vendin.

Në fund të mesazhit të tij, kreu i PD-së bëri edhe një lutje për të ardhmen: “Le të urojmë nga zemra që Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe pa antikrishtin në trojet tona.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button