Lajme

Sali Berisha: Beteja për votën e lirë është prioritet absolut, PD nuk ndalet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se beteja për votën e lirë mbetet prioriteti kryesor i PD-së dhe se asnjë pengesë nuk do ta ndalë këtë përpjekje. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha e përshkroi situatën aktuale elektorale si një rikthim në periudhat më të errëta të historisë politike shqiptare.

Ai solli në vëmendje shembullin e zgjedhjeve në Vorë, ku sipas tij është vënë re një manipulim i theksuar i rezultatit. “E patë vetë, kutitë 100%. Koreja e Veriut, Blendi Gonxhja në Vorë, 5500 vota. I dyti mbas tij, 500 vota. Dhjetëfish më shumë,” deklaroi Berisha, duke e krahasuar situatën me regjime autoritare.

“Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme, të palidhura me njëra-tjetrën. Beteja për votën e lirë është betejë që prevalon mbi të gjitha. Asgjë nuk mund të ndalë PD-në në këtë betejë,” u shpreh më tej ai.

Sipas liderit të opozitës, shqiptarët nuk do të heshtin përballë këtyre padrejtësive dhe do t’u japin përgjigjen e merituar atyre që po shkelin parimet demokratike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button