Lajme

Suprizë në ditëlindje: Lefter Maliqi surprizon vajzën në KZAZ, pavarësisht rezultatit politik

Në një atmosferë të mbushur me emocione familjare, kandidati i PD-ASHM në listë të hapur, Lefter Maliqi, ka pasur sot një arsye të veçantë për të festuar, pavarësisht rezultatit jo të favorshëm në garën zgjedhore.

Në ambientet e KZAZ 67, aty ku vajza e tij shërben si vëzhguese, Maliqi ka shfaqur një gjest të ngrohtë prindëror, duke e surprizuar atë pikërisht në ditën e saj të lindjes. Me një urim të veçantë dhe një buzëqeshje të sinqertë, ai ka treguar se dashuria për familjen mbetet mbi gjithçka tjetër.

“Pavarësisht sfidave politike, krenaria ime më e madhe është familja,” është shprehur Maliqi për mediat.

Ky moment i thjeshtë, por i ngarkuar me ndjeshmëri, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve, duke sjellë një copëz gëzimi dhe ngrohtësie në një ditë të tensionuar elektorale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button