Bota

Rutte: Vendosja e forcave të NATO-s në Ukrainë është e drejtë sovrane e Kievit, jo e Moskës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, reagoi ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë si pjesë të garancive të sigurisë.

Gjatë një konference për shtyp, Rutte u pyet për qëndrimin e tij mbi refuzimin e Moskës për praninë e forcave të NATO-s në territorin ukrainas. Ai theksoi se:

“Pse duhet të na interesojë se çfarë mendon Rusia për trupat në Ukrainë? Ukraina është një vend sovran. Nuk është në dorën e tyre të vendosin.”

Ai shtoi se Rusia nuk ka të drejtë të ndërhyjë në vendimet sovrane të Ukrainës, veçanërisht kur bëhet fjalë për masa sigurie që mund të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

“Nëse Ukraina dëshiron të ketë forca garantuese sigurie në territorin e saj për të mbështetur një marrëveshje paqeje, kjo është çështje e tyre. Askush tjetër nuk mund të vendosë për këtë,” tha Rutte.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button