Kosova

Rubin: Qëndrimi pesëvjeçar në paraburgim i Thaçit dhe të tjerëve është i padrejtë

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka shpjeguar arsyet pse ka refuzuar të jetë dëshmitar i Prokurorisë në rastin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

Rubin tha se vendimi i tij lidhet me pikëpamjet kritike ndaj funksionimit të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të të akuzuarve, ndonëse ata ishin dorëzuar vullnetarisht.

“Janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me Prokurorinë, s’e kuptoj pse kanë qëndruar kaq gjatë në burg. Kjo më shqetëson”, theksoi Rubin.

Ai shtoi se një praktikë e tillë nuk përfaqëson shtet të së drejtës dhe nuk ishte qëllimi i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, kur u formua Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë.

“Kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi”, tha Rubin, duke nënvizuar se i është dukur më shumë si “fajësim politik”, për shkak të rolit të Hashim Thaçit si udhëheqës i UÇK-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button