Kosova
Kryesore

Rubin: U përgatita me vite për të dëshmuar në mbrojtje të Thaçit në Hagë

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, duke thënë se ky moment ishte përgatitur prej vitesh.

Rubin u pyet nga prokuroria për qindra orë të përgatitjes së tij si dëshmitar. Ai tha se kishte marrë lejen e Departamentit amerikan të Shtetit dhe kishte kaluar shumë kohë duke siguruar këtë autorizim, duke qenë njëkohësisht këshilltar i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në vitet 2022-2025.

“Kam kaluar pesë vite duke menduar, duke folur dhe duke u përgatitur për këtë proces. Kam rilexuar materiale, kam folur me juristë, me akademikë dhe jam takuar disa herë me ekipin e mbrojtjes në Washington”, tha Rubin.

Diplomati amerikan theksoi se ishte e pazakontë mënyra si Thaçi u arrestua dhe u mbajt pesë vite në paraburgim përpara se të niste gjykimi. Sipas tij, juristë eminentë ndërkombëtarë i kishin thënë se kjo procedurë ishte e jashtëzakonshme për një burrë shteti që ishte dorëzuar vullnetarisht në juridiksionin e një gjykate që vetë kishte ndihmuar ta krijonte.

“Është e pazakontë që një lider i cili ka treguar gatishmëri për drejtësi të mbahet i ndaluar për pesë vite, pa nisur procesi gjyqësor”, u shpreh Rubin.

Ai shtoi se kishte pritur me vite fillimin e këtij gjykimi, duke e konsideruar një barrë të rëndësishme profesionale dhe personale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button