Rajoni

Rritje çmimesh për cigaret: Konsumatorët do ta ndiejnë pas disa ditësh

Që nga 29 shtatori, çmimet e cigareve në vend janë rritur për rreth 10 denarë për paketë. Megjithatë, për shkak të rezervave ekzistuese me çmimin e mëparshëm, konsumatorët ende nuk ndjejnë plotësisht rritjen.

Prodhuesit paralajmërojnë se në ditët në vijim rritja do të bëhet më e dukshme. Ndryshimi i çmimeve prek marka të njohura si Dunhill, Lucky Strike, Pall Mall dhe Rothmans.

Ky ndryshim nuk është rezultat i rritjes së akcizës apo tatimeve shtetërore, por pjesë e politikës së çmimeve të prodhuesve, transmeton “TV21”. Analizat tregojnë se kjo lidhet me rritjen e kostove të prodhimit dhe logjistikës, si dhe me përshtatjen ndaj trendëve të çmimeve në rajon.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button