Kosova

Covey në Hagë: Thaçi ndërhyri për të parandaluar dhunën ndaj pakicave etnike në 1999

Gjatë dëshmisë së tij në Tribunalin e Hagës, dëshmitari James Peter Covey ka treguar se Hashim Thaçi, gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1999, kishte dënuar dhunën e ushtruar ndaj pakicave etnike në Kosovë.

Sipas dëshmisë, Covey tha se Thaçi ndërhyri në Mitrovicë për të parandaluar një konfrontim të mundshëm midis komuniteteve, duke ndaluar qindra persona të mos kalonin në zonat e kontrolluara nga serbët. “Ai e bind trumën që të tërhiqej dhe tha se problemet do të zgjidheshin në mënyrë paqësore”, citon dëshmitari. Thaçi ishte i shoqëruar nga një i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara.

Në seancë u prezantuan edhe dokumente të tjera, përfshirë një artikull gazete të datës 26 korrik 1999, ku Qeveria e Përkohshme e Kosovës dënonte vrasjen e 14 qytetarëve serbë në Grackë të Lipjanit, duke shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave. Covey tha se deklarata e qeverisë përputhej me qëndrimet e Thaçit mbi këtë ngjarje.

Po ashtu, dëshmitarit iu prezantua një dokument i datës 24 korrik 1999 me titullin “Thaçi thotë se nuk do të lejojmë që në Kosovë të dominojë anarkia”, që sipas Covey-it, reflektonte mënyrën se si Thaçi kishte trajtuar dhunën ndaj pakicave.

Dëshmitari gjithashtu tha se nuk ishte e papritur që Agim Çeku dhe Hashim Thaçi të quheshin tradhtarë nga grupet ekstremiste pas nënshkrimit të Marrëveshjes së demilitarizimit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button