Sport

Rrahmani dhe Hojlund rikthehen titullarë, Napoli synon fitoren e pestë radhazi në shtëpi

Napoli do të përballet me Comon e Cesc Fabregas në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në kuadër të Serie A, me synimin për të vazhduar formën e mirë dhe për të marrë fitoren e pestë radhazi në shtëpi në të gjitha garat.

Skuadra napolitane kërkon tri pikë të arta që do t’i mundësonin të shkëputeshin në krye të tabelës, me tre pikë epërsi ndaj Romës, e cila përballet të dielën me Milanin.

Trajneri i Napolit do të ketë disa mungesa të rëndësishme, pasi Romelu Lukaku, Mirko Contini, Alex Meret dhe Kevin De Bruyne janë të lënduar. Megjithatë, Matteo Politano është rikuperuar dhe është në dispozicion pas një dëmtimi të lehtë.

Sipas “Sky”, Amir Rrahmani dhe Rasmus Hojlund do të rikthehen në formacionin bazë të Napolit, duke forcuar mbrojtjen dhe repartin ofensiv.

Nga ana tjetër, Como do të zbresë në fushë pa Sergi Roberto dhe Alberto Dossena, ndërsa Anastasios Douvikas pritet të ketë përparësi ndaj Alvaro Moratës në majë të sulmit. Maximo Perrone gjithashtu është favorit ndaj Maxence Caqueret në mesfushë.

Formacionet e mundshme:

Napoli (4-3-3): Milinkovic-Savic; Di Lorenzo, Rrahmani, Buongiorno, Spinazzola; Anguissa, Gilmour, McTominay; Politano, Hojlund, Neres.

Como (4-2-3-1): Butez; Smolcic, Ramón, Kempf, Valle; Da Cunha, Perrone; Addai, Nico Paz, Rodríguez; Douvikas.

Napoli pritet të jetë favorit në këtë përballje, por Comos i Fabregasit nuk i mungon ambicia për të befasuar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button