Kosova

Shefja e stafit të Presidentes Osmani kritikon Vuçiqin për lavdet ndaj diktatorëve

Learta Hollaj, shefja e stafit të Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili e ka quajtur qasjen e Bashar Al Assadit “liridashëse”.

Hollaj ka theksuar se vlerësimi i Vuçiqit vjen pavarësisht faktit se ai e di për krimet e Assadit, përfshirë përdorimin e armëve kimike kundër fëmijëve. Ajo kujtoi se kjo nuk është hera e parë që Vuçiq bën lavde për figura të diskutueshme, duke përmendur edhe Millosheviqin.

“Megjithatë, kjo nuk është hera e parë! Ai e quajti gjithashtu Millosheviqin ‘një njeri të madh me qëllime të mira’,” ka shkruar Hollaj.

Në përfundim, ajo ka theksuar se, sipas saj, ideja e Vuçiqit për lirinë lidhet me vrasjen e të pafajshmëve:
“Mendoj se vrasja e të pafajshmëve përcakton idenë e Vuçiçit për lirinë,” ka përfunduar Hollaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button