
Të tmerruar nga humbja e sigurte në zgjedhjet e 11 majit rilindësit e kanë shtura masën e revanshit ndaj opozitës dhe kandidatëve të saj në të gjithë vendin.
Gjatë ditës së sotme policia bashkiake e Fierit e organizuar si patronazhistët nën urdhrat e rilindjes, në shkelje të ligjit elektoral dhe të së drejtës për të bërë fushatë ka larguar nga qendra e qytetit tezgën e kandidatit të PD-ASHM Fatjon Semanjaku.
Edhe kjo dhunë e rilindjes për të cilën përdoren strukturat e shtetit është denoncuar gjatë ditës së sotme nga opozita.
Policët bashkiakë si hajdutët që i drejtojnë edhe në qeveri edhe në Bashki kanë marrë tezgën dhe e kanë hypur në makinën e Bashkisë.