Kosova

Rikthehen kolonat në kufi – deri në 3 orë e gjysmë pritje për të hyrë në Kosovë

Me ardhjen e mërgimtarëve për pushimet verore, janë rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata po regjistrohen në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 3 orë e 30 minuta për të hyrë në territorin e Kosovës.

Më e lehtë është situata në pikën kufitare të Muçibabës, ku pritjet shkojnë deri në 40 minuta, ndërsa në Bërnjak koha e pritjes arrin deri në 20 minuta.

Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje udhëtarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat alternative për të shmangur pritjet e gjata dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë kësaj periudhe të ngarkuar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button