Kosova

Reshje shiu dhe dëbore në Kosovë nga e mërkura deri të premten

Kosova po hyn në një periudhë të ftohtë dhe me reshje gjatë ditëve të para të tetorit.

Sipas njoftimit nga Mendimi për Motin, të mërkurën, më 1 tetor, vransirat do të shtohen që nga orët e mëngjesit, megjithëse herë pas here do të ketë edhe intervale me diell. Gjatë mbrëmjes, reshje shiu do të përfshijnë vendin, ndërsa në zonat malore priten edhe reshje të para dëbore. Temperaturat maksimale do të sillen ndërmjet 13°C dhe 17°C, ndërsa minimalet do të zbresin në 5°C deri 8°C. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja me shpejtësi 5-10 m/s.

Të enjten reshjet e shiut do të jenë më të shumta dhe më të vazhdueshme. Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme, duke zbritur deri në 6°C dhe 4°C. Në zonat malore reshjet e dëborës do të krijojnë shtresën e parë të borës për këtë stinor dimëror.

Të premten, reshjet e dëborës do të zbresin edhe në lartësi më të ulëta, përfshirë disa pjesë të Prishtinës dhe rrafshit të Kosovës, ku mund të formohet shtresë bore. Temperaturat minimale parashihen deri në 1°C. Këto reshje do të shoqërohen me erëra të ftohta veriore me intensitet mesatar prej 6-12 m/s.

Nga e shtuna reshjet pritet të pushojnë, por vransirat do të mbesin prezente. Ndërkohë, e diela sjell më shumë intervale me diell dhe rritje të temperaturave deri në 15°C.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button