
Real Madridi ka hyrë fuqishëm në garë për transferimin e Dean Huijsen, mbrojtës i talentuar që po shkëlqen këtë sezon me Bournemouth-in në Premier League. Pas një viti të parë mbresëlënës në elitën angleze dhe debutimit me kombëtaren spanjolle në mars, 19-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e krerëve të klubit “merengues”.
Sipas raportimeve të ‘Sky Sport’, Florentino Perez dhe drejtuesit madrilenë janë tashmë në kontakt të drejtpërdrejtë me Bournemouth-in, duke i informuar se janë gati të paguajnë klauzolën prej 50 milionë paundësh, të ndarë në tri këste, për të siguruar shërbimet e ish-mbrojtësit të Juventusit.
Huijsen, i cili ka realizuar 3 gola dhe 1 asist këtë sezon, është kthyer në një objektiv kryesor për përforcimin e repartit defensiv të Real Madridit. Tashmë kanë nisur hapat burokratikë mes klubeve për të finalizuar transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll.