Sport

Real Madrid në limit: Pritet largimi i një lojtari – Brahim Diaz drejt rinovimit, jo largimit

Real Madrid pritet të shesë të paktën një lojtar nga ekipi i parë në javët në vijim, pasi numri i lojtarëve ka arritur kufirin maksimal prej 25 futbollistësh. Me afrimet e fundit si Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, trajneri Xabi Alonso nuk mund të bëjë më përforcime pa liruar hapësira në skuadër.

Rodrygo Goes, Ferland Mendy dhe David Alaba janë emrat që klubi madrilen është i gatshëm të shesë. Ndërkohë, ekzistojnë dyshime edhe mbi të ardhmen e Dani Ceballos dhe talentit brazilian Endrick Felipe. Emri i Brahim Diaz është përmendur gjithashtu si një kandidat për largim.

Sipas raportimeve nga Turqia, të transmetuara nga ED, Fenerbahce ka shprehur interesim serioz për shërbimet e reprezentuesit të Marokut. Madje thuhet se trajneri Jose Mourinho, ish-drejtues i Real Madridit (2010–2013), ka kërkuar personalisht transferimin e Diaz në Stamboll përpara përfundimit të merkatos së verës.

Megjithatë, duket se Fenerbahce nuk do të realizojë këtë transferim. Burime të afërta me klubin spanjoll raportojnë se Brahim Diaz ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Real Madridin, me zyrtarizimin që pritet të ndodhë në javët e ardhshme.

Pavarësisht konkurrencës së shtuar në repartin ofensiv për shkak të ardhjes së yllit argjentinas Franco Mastantuono dhe rritjes së besimit ndaj Arda Gulerit, Diaz pritet të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” të paktën edhe për një sezon tjetër.

Brahim Diaz është rikthyer në Madrid nga Milani dy vite më parë dhe ka dhënë kontribut të çmuar në ndeshjet vendimtare. Rinovimi i tij shihet si një lëvizje strategjike për të siguruar thellësi dhe cilësi në skuadër në prag të një sezoni sfidues në La Liga dhe Champions League.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button