
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit. Sipas saj, Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur nga 10 miliardë në 25 miliardë euro, ndërsa të ardhurat për frymë janë trefishuar, nga 3.200 në 10.200.
Megjithatë, reagimi i qytetarëve ka qenë i fortë ku shumë prej tyre kanë ngritur pyetjen se ku kanë përfunduar këto para, pasi sipas tyre vetëm për qytetarët nuk janë ndjerë. Në komente të shumta në rrjet, qytetarët shprehen të zhgënjyer nga realiteti i përditshëm, duke vënë në dyshim përfitimet e pretenduara të rritjes ekonomike.
Statistikat janë për qeverinë, jo për ne,” – shkruan një komentues, ndërsa të tjerë thonë se për ta, shifrat janë bosh dhe të padukshme në jetën reale.