Kosova
Raporti ditor i Policisë së Kosovës: Një viktimë nga aksidentet, mbi 2 mijë gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, ku bëhet e ditur se është shënuar një aksident trafiku me fatalitet. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 29 aksidente me persona të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.
Në kuadër të kontrollit të rregullave të komunikacionit, policia ka shqiptuar gjithsej 2,383 gjoba trafiku vetëm brenda një dite.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 16 persona, prej të cilëve 15 janë dërguar në mbajtje.



