Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës: 2498 gjoba trafiku dhe 19 të arrestuar

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj ditor për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të detajuar mbi sigurinë rrugore dhe veprimet policore në gjithë vendin.
Sipas raportit zyrtar, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 39 aksidente me të lënduar dhe 103 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrollit të rregullt në komunikacion, janë shqiptuar gjithsej 2498 gjoba trafiku, si pjesë e angazhimit për rritjen e sigurisë në rrugë dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në komunikacion.
Gjithashtu, janë arrestuar 19 persona, nga të cilët 8 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë në vuajtje të dënimit, si rezultat i urdhrave të lëshuar nga organet kompetente.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe ligjin, për të kontribuar në sigurinë publike dhe mbrojtjen e jetës së të gjithëve.