Lajme

Raport i Bankës Botërore: 95% e bashkive shqiptare të prekura nga zjarret në dy dekada, rreziku pritet të rritet deri në 2050

Shqipëria renditet ndër vendet më të ekspozuara ndaj fatkeqësive natyrore në Europë, veçanërisht zjarreve në pyje, sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore. Të dhënat tregojnë se 95% e bashkive shqiptare janë prekur nga zjarret gjatë dy dekadave të fundit. Vetëm në periudhën 1995–2015 janë regjistruar 900 raste zjarresh, me dëme që kapin vlerën e 13.4 milionë lekëve, rreth 134 mijë euro.

Bashkitë me rrezikun më të lartë janë identifikuar si Puka, Fushë Arrëzi, Mirdita, Himara, Delvina, Malësia e Madhe, Pusteci, Kukësi, Finiqi dhe Memaliaj. Indeksi i rrezikut, i bazuar në rrjetin CIMA, u jep shumicës së këtyre bashkive një vlerësim 3 ose më shumë nga 6, ku 6 përfaqëson nivelin maksimal të rrezikut.

Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, deri në vitin 2050 reshjet vjetore në Shqipëri pritet të bien me 8.5%, ndërsa do të shtohet intensiteti i reshjeve ekstreme dhe periudhave të thata. Këto ndryshime pritet të rrisin rrezikun jo vetëm për zjarre, por edhe për dëme në bujqësi dhe infrastrukturë.

Ky paralajmërim vjen në një kohë kur disa bashki në vend po përballen me zjarre aktive, duke vënë sërish në qendër të debatit mungesën e mjeteve të specializuara për menaxhimin e emergjencave të tilla.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button