Lajme

Rama takohet me presidenten e Komisionit Europian, von der Leyen: Diskutohet për integrimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku në fokus të bisedës ishte procesi i integrimit evropian dhe ecuria e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Gjatë konferencës për shtyp pas takimit, Rama theksoi se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta dhe me rezultate pozitive në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi negociator. Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Komisionit Europian për reformat në Ballkanin Perëndimor.

“Me presidenten kemi diskutuar për të gjitha temat e interesit të përbashkët. Vlerësojmë shumë që presidentja dhe Komisioni i BE-së japin një vëmendje të veçantë procesit të përafrimit të vendeve tona me Bashkimin Europian. Ecuria e negociatave të Shqipërisë po shkon me shumë mbarësi dhe shpejtësi, ndërsa diskutuam edhe për planin e ri të rritjes, që ofron mundësi financimi për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur thellimin e reformave”, u shpreh Rama.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së presidentes von der Leyen në rajon, ku po diskutohet mbi hapat konkretë të integrimit dhe zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button