Kosova
Policia jep detaje për rastin në Drenas: Gjithçka nisi pas mosmarrëveshjes në trafik

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri dje në Drenas.
Atje gjithçka nisi për një problem në trafik.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Gllogoc / 12.10.2025 – 14:36. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka ardhur deri tek një përleshje në mes tre të dyshuarve meshkuj kosovarë. Dy nga të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa njëri gjendet në arrati. Në njërën veturë janë gjetur dhe sekuestruar një shufër metali dhe sopate, ndërsa në veturën tjetër është gjetur një gëzhojë e cila dyshohet se nje I dyshuar qe gjendet në arrati kishte shtënë përderisa ishte në veturë. Me vendim të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.



