
Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Berati në kuadër të takimit elektoral të zgjedhjeve të 11 majit. Rama nuk ka kursyer të shigjetojë Partinë e Lirisë ose siç njihej në fillimet e saj si LSI-ja, ku tha se ajo parti kaloi sa në një vend në tjetrin deri sa i plasi stomaku.
“Kujt do ja lëmë? Kush do ta bëjë, këneta me bufin që i fiket llampa çdo tre minuta dhe që do gjenerator. Po ku t’ia gjejmë gjeneratorin, me këto partiçkat e reja. Që të re kanë vetëm moshën. Ju këtu në qarkun e Beratit e keni paguar shtrenjtë ekzistencën e një partie të re nga një parti e re, që nuk e zinte vendi, sa andej, sa këtej, që e kishte oreksin më të madh se sa ç’ishte stomaku, sa i plasi stomaku, por ama pasojat i paguat juve, i paguan njerëzit kudo. Nëse na vjen neve në dorë, ne do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme. Nuk ka parti më të re se sa Partia Socialiste,” -tha Rama.