
Kandidatja e PS që kandidon në listën e hapur të Tiranës Julinda Dhamo, ka deklaruar se PS në Tiranë synon që të marr deri në 20 mandate. Një koment e pati edhe për listat e PD, ajo tha se listat e mbyllura janë të pa rifreskuara.
Për kandidaten e PS që kandidon në listën e hapur të Tiranës Julinda Dhamo, PS në Tiranë synon që të marr deri në 20 mandate.
E ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ajo u shpreh se PS mbetet e vetmja forcë politike që garanton rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
‘Mandati i 4 është më i forti i PS dhe njerëzit do të votojnë për PS, sepse PS është garanci për ta çuar vendin drejt BE. Ne kemi nisur detyrën e shtëpisë dhe do ta çojmë deri në fund. Po vazhdojmë punën tonë dhe do të vazhdojmë atë që kemi bërë këto vite. Në Tiranë marrim 19 deri 20 mandate, jam e bindur për këtë’, tha ajo.