KryesoreLajme

Rama reagon ndaj refuzimit të Ilir Vrenozit: ‘Do ti çoj 5 trëndafila pas 11 majit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së Ilir Vrenozit, një simpatizant i njohur i Partisë Demokratike, i cili publikoi një video në rrjetet sociale ku tregonte se ishte ftuar nga Rama për të pirë një kafe në Pogradec, por kishte refuzuar ftesën. Rama tregoi përmes rubrikës “Sy m’Sy” bisedën me Vrenozin, ku tha se Vrenozi i ka thënë se edhe pse ka bindje të djathta, ai është një njeri i lirë. Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së Ilir Vrenozit, një simpatizant i njohur i Partisë Demokratike, i cili publikoi një video në rrjetet sociale ku tregonte se ishte ftuar nga Rama për të pirë një kafe në Pogradec, por e kishte refuzuar ftesën.

Vrenozi, i njohur për bindjet e tij të djathta dhe kritik ndaj qeverisë, theksoi se ai nuk bën kompromise me parimet e tij dhe se nuk pranojë të takohet me kryeministrin.

Rama tregoi përmes rubrikës “Sy m’Sy” bisedën me Vrenozin, ku tha se Vrenozi i ka thënë se edhe pse ka bindje të djathta, ai është një njeri i lirë dhe derën e shtëpisë nuk ja mbyll dot kryeministrit. Rama ka thënë se do ti shkojë në shtëpi më 5 trëndafila pas 11 majit, ndërsa e ka ftuar edhe në podcast pas zgjedhjeve për të bërë një analizë për to.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button