KryesoreLajme
Kryesore

Rama për Non Grata të Berishës: ‘Nuk mund të lobosh SHBA-në, janë një superfuqi

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te akuzat ndaj tij dhe George Soros për shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA. I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, Rama deklaroi se nuk mund të lobohen Shtetet e Bashkuara për asnjë gjë në botë, pasi përndryshe nuk do të ishte superfuqi.

Rama shtoi se nuk e ka gëzuar vënia e non gratës ndaj kreut të PD, duke marrë parasysh se ka qenë kryeministër dhe president.

“Nuk kemi harxhuar. E para punës njëherë, ne kemi bërë një kontratë shumë vite më parë. Nuk kemi harxhuar një gjë të madhe. Por nuk ishte koha kur nuk e njihnim si funksionon bota dhe Amerika. Tani unë, domethënë më vjen të vë kujën, jo kur të tjerët që nuk kanë pasur mundësi ta njohin thonë, po kur njerëz që janë në politikë prej kaq shumë vitesh kanë këto lloj iluzionesh është kuje. Të them një gjë shumë, sinqerisht, mua nuk më ka gëzuar dhe nuk më gëzon ajo non grata. Nuk më gëzon, besoje ose jo. Në qoftë se do të ishte hequr nuk do më kishte krijuar asnjë mërzi. Sepse është e tmerrshme për faktin që bufi ka qenë president, kryeministër e të gjitha, dhe ha një damkë ballit, të cilën nuk ia ka vënë George Sorosi. Lëre pastaj unë, e lëre pastaj lobimin.

Nuk lobohen dot. Po të lobohej Departamenti i Shtetit, nuk do ishte Amerika superfuqi. Si mund ta lobosh ti Departamentin e Shtetit? Këta janë superfuqi, ti shkon lobon superfuqi, nuk ndodh. Janë procedura, procese të një shteti që dominon botën. Si e bëj këtë unë me George Soros? Damka është më e thellë se ç’duket, bufi e di shumë mirë këtë gjë. Po ai sigurisht i duhet një narrativë, se çfarë do të thotë, do të thotë që po unë meritoj damkën për korrupsion madhor dhe për minim demokracisë.”, u shpreh Rama.

Teksa u përmend rasti i MCGonigal, kryeministri tha se rasti është hetuar nga FBI dhe nuk është gjetur asnjë gjë.

“McGonigal e ka hetuar FBI-ja dhe nuk ka gjetur asnjë gjë. “, u përgjigj Rama pas pyetjes së analistit Arion Sulo.

“Domethënë ti të japësh para një zyrtari amerikan, cilido qoftë, për çfarëdo lloj axhende nuk është vetëm ai që e pëson, po të vjen dhe ty damka dhe të vjen damka nga të katër anët. Ku të lënë amerikanët të të ku mbyllin ata se ti jep para. Nuk ka asnjë lidhje mes atij transaksioni që është bërë mes tyre dhe Tiranës nuk ka lidhje, është pa lidhje. Mua më vjen edhe për të qeshur me këtë histori. Unë di marrëdhëniet që kam pas me të.”, shtoi Rama.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button