KryesoreLajme
Kryesore

Rama ofron ‘zgjidhje’ të pazakonta për operatorët turistikë në Përmet dhe Gjirokastër

Kryeministri Edi Rama vijon lajthitjet në takimet e tij elektorale.

Teksa po zhvillon një takim me operatorë dhe biznese të turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra, njëra prej tyre ka shprehur shqetësimin për inertet që bllokojnë rezervuarin, si dhe për të vazhduar traditën me pazarin e së enjtes dhe së dielës në këtë qytet, pasi sipas saj është një traditë që nuk duhet humbur dhe nuk duhet të bllokohet. Në lidhje me shqetësimet e operatores turistike, Rama i është drejtuar duke i thënë se duhet të bëhen bashkë të gjitha gratë dhe të marrin peng kryetarin e bashkisë.

Pra, këto janë zgjidhjet që Rama u ofron operatorëve turistikë.

‘E dini kur do e keni tregun dhe të keni të zgjidhur. Kur të bëheni bashkë gratë e Ballabanit dhe Këlcyrës dhe ta merrni peng kryetarin e bashkisë. Ta merrni peng. Atje e ti thoni tregun këtë atë’, u shpreh Rama gjatë takimit tur-operatorët.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button