Lajme

Rama ngushëllon familjen e gjyqtarit Kalaja: “Një tragjedi e madhe për shtetin”

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u zhvilluan homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.

Ceremonia u ndoq nga përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore dhe të sistemit të drejtësisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, ministrin e Drejtësisë, si dhe kolegë të gjyqtarit të ndjerë, prokurorë e gjyqtarë të tjerë.

Në librin e ngushëllimeve, kryeministri Rama shkroi: “Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin. U prehtë në paqe, të rroni e ta kujtoni gjithnjë”.

Sipas hetimeve, 31-vjeçari Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin menjëherë pas dhënies së një vendimi në disfavor të tij për një çështje prone, duke i shkaktuar vdekjen. Ai qëlloi gjithashtu ndaj dy personave të tjerë të përfshirë në konfliktin pronësor, të cilët mbetën të plagosur.

Pas arrestimit të autorit, në pranga janë vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, dhe punonjësi i sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj, lidhur me ngjarjen e rëndë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button