Lajme

Rama në Bruksel, takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet sot në Bruksel, ku pritet të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Takimi vjen në kuadër të angazhimeve të Ramës gjatë Konferencës së 6-të Ndërqeveritare, ku u hapën katër kapituj të rinj në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Pas bisedimeve, është parashikuar të mbahet një konferencë për mediat, ku Rama dhe Rutte do të prezantojnë një pasqyrë të diskutimeve.

Shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në Bruksel edhe për të marrë pjesë në Konferencën e gjashtë ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila u mbajt dje dhe shënoi një hap të ri në rrugëtimin e vendit drejt integrimit evropian.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button