Rama në Bruksel: Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet sot në Bruksel ku u hapën katër kapituj të rinj në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke e çuar në 28 numrin total të kapitujve të hapur.
Në një konferencë për shtyp, Rama u shfaq optimist dhe me nota humori, duke theksuar mbështetjen që Shqipëria po merr nga disa vende anëtare, veçanërisht nga Danimarka, të cilën e quajti një aleate të fortë në rrugën drejt BE-së.
“Na erdhi shumë mirë kur pamë barometrin që përmendi Marta dhe kuptuam se populli danez është mes më mbështetësve për integrimin. Të kemi në krah Vikingët na jep siguri. Duhet ta përhapim këtë në mbarë Europën që askush të mos guxojë të na bllokojë rrugën, sepse mes nesh dhe vikingëve është një sipërmarrje e frikshme,” tha Rama.



