Kosova
Qeveria në detyrë miraton 4 milionë euro për mbështetjen e mërgatës

Në mbledhjen e sotme, Qeveria në detyrë miratoi Propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 4 milionë eurosh, të destinuara për zbatimin e masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës” nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se këto mjete do të merren nga buxheti i Ministrisë së Financave dhe do të përdoren për sigurimin në kufij, duke ndihmuar kështu mërgimtarët gjatë kalimit të tyre.
Ky vendim pritet të lehtësojë procedurat dhe të përmirësojë kushtet për qytetarët që kthehen në vendin e tyre, duke mbështetur kështu lidhjen e tyre me Kosovën dhe kontributin në zhvillimin ekonomik të vendit.