Kosova

PDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Albin Kurti – Memli Krasniqi do të përfaqësojë partinë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar situatën politike dhe procesin e konstituimit të Kuvendit.

Pas ndërprerjes së seancës së 38-të konstituive, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, deklaroi se në këtë takim partia do të përfaqësohet nga kryetari i saj, Memli Krasniqi.

“Kryetari jonë, z. Krasniqi, e përfaqëson partinë në takim dhe qëndrimet që dalin pas atij takimi i shpreh poashtu kryetari”, theksoi Gruda për mediat.

Takimi është paralajmëruar si një përpjekje për të tejkaluar ngërçin institucional që ka bllokuar funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button