KryesoreLajme

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet polici Esat Gjura, babai i kandidatit të PS

Babai i kandidatit socialist Daniel Gjura, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e sotme në Peshkopi është arrestuar nga policia.

Dyshohet se Gjura ka qëlluar me armë, pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së, i kanë bllokuar makinën, për dyshime për shit-blerje votash.
Gjura së bashku me një person tjetër u shpallën në kërkim nga policia, por pas disa orësh është vënë në pranga.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button