
Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Pukës ka përfunduar, dhe rezultatet nga 18 nga 18 qendra votimi (QV) tashmë të zbardhura.
Partia Demokratike (PD) ka dalë forcë e parë, ndërsa Partia Socialiste (PS) renditet e dyta. Partia Socialdemokrate (PSD) shënon një rezultat të rëndësishëm për një forcë të tretë.
Rezultatet përfundimtare nga 4,644 vota të vlefshme:
PD: 2,034 vota — 43.80%
PS: 1,572 vota — 33.85%
PSD: 930 vota — 20.02%