
Numërimi i votave në qarkun e Tiranës po shkon drejt fundit, ku kanë mbetur vetëm edhe dy kuti për t’u numëruar. Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të qartë për Partinë Socialiste.
Sipas të dhënave të deritanishme, PS ka siguruar 48% të votave, ndërsa koalicioni PD-AMSH ka marrë 34.8%. Kjo përqindje është reflektuar edhe në ndarjen e mandateve për deputetë.
Partia Socialiste pritet të sigurojë 19 deputetë në qarkun e Tiranës, ndërsa PD-AMSH do të përfaqësohet me 13 deputetë.
Përditësimet pritet të përmbyllen pas numërimit të dy kutive të fundit, por trendi nuk pritet të ndryshojë ndjeshëm. Kjo situatë e vendos PS-në në një pozicion të fortë në kryeqytet, duke konsoliduar epërsinë në këtë qark kyç.