Lajme

PD fiton 4 mandate në Lezhë, PS siguron 3 – Jashtë mbetet Lindita Metaliaj

Në qarkun e Lezhës, Partia Demokratike ka dalë forca më e votuar, duke siguruar 4 mandate në Kuvendin e ri, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 3 mandate. Nga lista e mbyllur e PD-së, sigurojnë automatikisht ulësen në Kuvend Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti. Ndërsa nga lista e hapur, më shumë vota preferenciale kanë marrë Gjin Gjoni me 4,318 vota dhe Aleksandër Lala me 2,817 vota. Kështu, mbetet jashtë ish-deputetja Lindita Metaliaj, e cila nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste fut në Kuvend Ulsi Manjën dhe Ermal Pacajn nga lista e mbyllur, ndërsa nga lista e hapur hyn Pranvera Skana, e mbështetur nga 3,768 votues.

Ky rezultat përforcon pozitën e PD-së në qarkun e Lezhës, ndërkohë që sjell ndryshime të dukshme në përfaqësimin politik, veçanërisht përmes sistemit të ri të listave të hapura.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button