Kosova
Prokuroria Themelore në Prishtinë për dy javë përfundon 406 lëndë, ngrit 210 aktakuza

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka përmbyllur një periudhë dyjavore me efikasitet të lartë në trajtimin e lëndëve.
Në njoftimin zyrtar thuhet se nga data 23 qershor deri më 4 korrik 2025, kjo prokurori ka pranuar gjithsej 375 lëndë të reja, ndërsa ka arritur të përfundojë 406 prej tyre.
Brenda këtij bilanci, janë ngritur 210 aktakuza ndaj 223 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Ky rezultat tregon për një ritëm të shtuar pune dhe përkushtim në rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në kryeqytet.