Kosova

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër personave për veprimtari të paligjshme

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj katër personave: F.C., B.B., L.J. dhe E.L., për disa vepra penale të rënda.

Sipas aktakuzës, F.C. dhe B.B. akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” në lidhje me “Trafikim me njerëz”. Po ashtu, B.B. akuzohet edhe për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.

Nga viti 2019 deri më 29 korrik 2024, të pandehurit dyshohet se, në kuadër të një grupi të organizuar kriminal, kanë rekrutuar, transportuar dhe strehuar gra nga Amerika Latine dhe vende të tjera, me qëllim shfrytëzimi seksual. Viktimat, sipas aktakuzës, janë detyruar të ofrojnë shërbime seksuale përmes kanosjes dhe përdorimit të forcës.

Ndërkohë, L.J. dhe E.L. akuzohen për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Grabitja”, pasi më 29 korrik 2024 dyshohet se kanë sulmuar viktimat dhe u kanë marrë para me dhunë.

Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjeve në fuqi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button